Lajme

Nga 1 marsi nisin lehtësimet për udhëtimet drejt Italisë


Prej datës 1 mars të vitit 2022, të gjithë personat që duan të udhëtojnë drejt Italisë, duhet të jenë të pajisur me certifikatën e vaksinimit.

Kurse ata persona që nuk janë të vaksinuar, mjafton që të paraqesin një test PCR negativ ose certifikatën e rikuperimit nga infektimi me COVID-19.

Sakaq, vaksinat e njohura nga shteti fqinj, Italia, janë Pfizer, Moderna, Astra-Zeneca, Johnson and Johnson.

Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës ka bërë me dije se përpos masave të reja, formulari online është i detyrueshëm në çdo rast.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore