Sport

Newcastle kërkon yllin e Barcelonës


Newcastle United është duke synuar transferimin e futbollistit të Barcelonës, Ousmane Dembele-n.

Skuadra angleze është duke u përgatitur për sezonin e ri, në të cilin me shumë gjasa do të marrë pjesë edhe në Ligën e Kampionëve.

Shënjestra e tyre është Dembele, të cilit i skadon kontrata në verën e vitit 2024.

Pikërisht edhe për këtë gjë, Barca mund ta shesë francezin, duke mos rrezikuar për ta humbur me parametra zero, duke pasur parasysh vështirësitë që patën për të rinovuar me të në vitin e kaluar.

Dembele e nisi mirë këtë sezon, duke shënuar tetë gola dhe duke dhuruar shtatë asistime në 28 ndeshje me Barcelonën, por një lëndim e ndali atë, nga i cili mungon që nga muaji janar.

Kujtojmë që Dembele është pjesë e katalanasve që nga vera e vitit 2017, kur u transferua nga Borussia Dortmund-i për një shifër rekord prej 140 milionë euro.

Deri më tani ai ka luajtur në vetëm 178 ndeshje me Barcelonën (shkaku i lëndimeve të shumta), prej të cilave ka shënuar 40 gola dhe ka dhuruar 41 asistime.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore