Sport

Newcastle gati të thyejë arkën për sulmuesin e Leverkusen-it


Skuadra e Newcastle po kërkon një pikë të re referimi në sulm. Sipas “Sky Sport”, ideja më e fundit e anglezëve është, Patrik Schick-u.

Futbollisti i Bayer Leverkusen-it po shkëlqen këtë sezon në Bundesliga.

Në 15 paraqitje, ai ka shënuar 17 gola dhe tre asiste.

Çeku ka kontratë deri në verën e 2025 me “aspirinat”. Gjermanët paguan 26 milionë euro për ta transferuar përfundimisht nga Roma, në verën e 2020. Ndërsa aktualisht kërkojnë rreth 50 milionë euro për kartonin e tij.

Dëmtimi i qendërsulmuesit, Callum Wilson-it, ka bërë që Newcastle të tentojë me çdo kusht afrimin e çekut. Ndaj dhe 50 milionë eurot e kërkuara nga gjermanët, mund të ofrohen së shpejti.

Ndërkohë, skuadra angleze ka bërë dy transferimet e para për këtë merkato dimërore. Ata kanë afruar Joe Willock-un nga Arsenal-i dhe Kieran Trippier-in nga Atletico Madrid-i.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore