Sport

Newcastle do t’i bëjë ofertë Inter-it për sulmuesin e tyre


Klubi anglez i Newcastle United, është duke menduar për të përforcuar repartin e sulmit, andaj ata janë duke kërkuar për të transferuar sulmuesin e Inter-it, Edin Dzeko-n.

Sipas asaj që raporton “Daily Mail”, drejtuesit e klubit anglez do të përgatitin një ofertë rreth 15 milionë euro, për të bindur klubin italian që ta lirojnë sulmuesin e tyre.

35 vjeçari është duke shkëlqyer me fanellën e kampionit të Italisë, i cili në 23 ndeshje të zhvilluara gjatë këtij sezoni, ka shënuar 11 gola dhe ka dhuruar katër asistime në të gjitha garat.

Edin Dzeko

Dzeko në anën tjetër, ka një përvojë të mirë në Premier Ligë, i cili ka luajtur për pesë sezone me fanellën e Manchester City-t.

Kjo ka bërë që trajneri i bardhezinjve, Eddie Howe, t’iu kërkojë drejtuesve të klubit transferimin e futbollistit boshnjak, një sulmues me përvojë që garanton gola dhe e njeh mirë futbollin anglez.

Eddie Howe

Kujtojmë që klubi i Newcastle United është në duart e një ndër pronarëve më të pasur në botë.

Por, ata janë duke kaluar në një formë shumë të dobët në Premier Ligë, pasi që pozicionohen në vendin e fundit në tabelë, me vetëm 10 pikë.

Andaj, ata janë të detyruar të shpenzojnë në futbollistë gjatë në janarit në mënyrë që t’i shpëtojnë rënies nga elita e futbollit anglez.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore