Bota

New South Wales: Katastrofa e katёrt brenda vitit pёr disa prej zonave tё pёrmbytura


Një pronë e rrethuar nga ujërat e përmbytjes në Londonderry në periferi të Sidneit, Australi, të martën, 23 mars 2021.

Shumë komunitete në bregun lindor të Australisë po merren me katastrofën e tretë ose të katërt të rëndësishme që nga viti 2019.

Rreth 20 zona ishin pёrmbytur gjithashtu vitin e kaluar. Tё tjera u prekёn nga zjarre dhe thatёsira pak mё shumё se njё vit mё parё. Luginat e Clarence dhe Kempsey pёrjetuan thatësirë, përmbytje, zjarre dhe tani një përmbytje tjetër.

Para përmbytjeve të fundit, kishte shenja shërimi. Kempsey hapi zyrtarisht një qendër të re universitare të enjten. Galeria Rajonale Grafton në Luginën e Clarence u rihap javën e kaluar, pёr t’i lёnё pёrsёri vendin zbrazёtisё dhe thasёve me rёrё, si pasojё e pёrmbytjeve tё 21 marsit.

Qeveria e Uellsit të Ri Jugor ka shpallur katastrofën natyrore në 24 zona të qeverisjes lokale që gjithashtu përjetuan përmbytje ose stuhi gjatё dy viteve tё fundit. Nё gjashtë nga ato zona ishin djegur më shumë se 40% e sipërfaqes së tyre në fund të vitit 2019.

“Një analizë ka treguar se New South Wales përmban 19 nga 20 zonat kryesore të qeverisjes lokale Australiane. Të prekura nga një kombinim i zjarrit, përmbytjes, thatësirës dhe stuhive, qё prej 15 në dhjetorit”, transmeton The Guardian.

Pesё ura prej druri u dogjёn si pasojё e zjarreve masive, nё Kempsey. Kryetari i Bashkisë së Këshillit të Kempsey Shire, Liz Campbell ka thёnё se disa të tjerë u shkatërruan në përmbytjen e fundit.

Si pjesë e përpjekjeve të vazhdueshme të rimëkëmbjes, këshilli mori një grant vetëm kohët e fundit për të zëvendësuar 57 ura.

“Gjithçka do tё fillojё nga e para. Gjashtë muaj punë në rrugë dhe urat tona janë zhdukur dhe ende nuk mund të shohim poshtë se çfarë ka mbetur”, thotë Campbell.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore