Sport

124 milionë euro për të rivalizuar Perez-in në krye të Real-it


Real Madrid-i do të mbajë zgjedhjet presidenciale së shpejti dhe rivalët e Florentino Perez-it, për postin e presidentit duhet të plotësojnë dy kushte.

Asiprantët për president të Real-it, duhet të garantojnë 15% të buxhetit të klubit dhe të jenë anëtar të klubit për 20 vite.

E përkthyer në shifra, 15% që duhet të garantojnë kandidatët, nëse duan të jenë në krye të Real-it është 124 milionë euro. Shumë, e cila do të jetë jetike për rrugën drejt presidencës për çdo kandidat.

Mediat spanjolle  kanë konfirmuar kushtet që ka vendosur bordi drejtues i klubit. Nëse asnjë nga kandidatët nuk i plotëson këto kushte deri në fund të prillit, atëherë, Perez-i do të rizgjidhet automatikisht president.

Në rrethana normale do të pritej deri në fundin e sezonit përpara se të bëheshin zgjedhjet, por për arsye strategjike Perez-i kërkon që të bëhen sa më afër, për të vazhduar operacionet në merkato më vonë, për Haaland-Mbappe.

74-vjeçari ka mbajtur presidencën e Real-it në vitet 2000-06 dhe nga 2009 dhe në vazhdim. Me Perez-in në krye, Real-i ka fituar pesë herë Ligën e Kampionëve, pesë herë La Ligën, dy herë Kupën e Spanjës, pesë herë Superkupën e Spanjës, katër herë Kupën e Botës për Klube, katër herë Superkupën e Europës dhe një herë Kupën Ndërkontinentale.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore