Lajme

Netanyahu: Nuk mund të them me siguri nëse Irani ishte i përfshirë në planifikimin e sulmeve të 7 tetorit


Kryeministri Benjamin Netanyahu thotë se qëllimi i Izraelit për të shkatërruar Hamasin në Rripin e Gazës nuk do të ndryshojë.

Ai thotë gjithashtu se zgjerimi i operacioneve tokësore të IDF-së në Gaza nuk do të pengojë kthimin e pengjeve.

Duke iu përgjigjur një pyetjeje në lidhje me përfshirjen e Iranit në sulmet e 7 tetorit, Netanyahu thotë: “Irani mbështet Hamasin… Unë nuk mund t’ju them me siguri se në këtë operacion specifik, në këtë moment të veçantë, ata ishin të përfshirë në mikro-planifikim”.

Por, shton ai, nuk ka Hamas pa Iran-in.

Netanyahu thotë gjithashtu se është në favor të mbylljes së disa ministrive të qeverisë dhe rritjes së shpenzimeve qeveritare.

“E vetmja ekonomi që më intereson tani është ekonomia e municioneve”, thotë ai.

Ai pohon se ekonomia mund të përballojë luftën dhe zotohet të investojë masivisht në zonën kufitare të Gazës që u shkatërrua në sulmin e Hamasit të 7 tetorit.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore