Lajme

Netanyahu: Izraeli nuk do të lejojë ndihmën humanitare në Gaza pa u kthyer pengjet


Zyra e kryeministrit Benjamin Netanyahu ka lëshuar së fundmi një deklaratë duke theksuar se Izraeli nuk do të lejojë asnjë ndihmë humanitare nga territori i tij në Rripin e Gazës për sa kohë që pengjet nuk kthehen.

Deklarata bën me dije se kabineti ka vendosur njëzëri po ashtu se Izraeli kërkon vizitat e Kryqit të Kuq për pengjet dhe po punon për të mobilizuar një mbështetje të gjerë ndërkombëtare për këtë kërkesë.

Gjithashtu sqarohet se në dritën e kërkesës së Presidentit amerikan Joe Biden, Izraeli nuk do të pengojë furnizimet humanitare nga Egjipti për sa kohë që është vetëm ushqim, ujë dhe ilaçe për popullatën civile të vendosur në Rripin jugor të Gazës ose që lëviz atje, dhe për sa kohë që këto furnizime nuk bëjnë arrijnë Hamasin.

“Çdo furnizim që arrin në Hamas do të pengohet”, ka theksuar deklarata.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore