Stil

Nëse keni flokë të rrallë: Pasuroni shampon me këta dy përbërës


Ilustrim

Megjithëse flokët e shëndetshëm, të trashë dhe të harlisur janë gjithmonë të dëshirueshëm, ato shpesh nuk mund të arrihen për shkak të faktorëve të tillë si ndotja, stili i vrullshëm i jetesës ose thjesht koha e vitit – pranverë dhe vjeshtë, kur flokët bien më shumë se zakonisht.

Kjo është arsyeja pse flokët tanë kanë nevojë për shumë vëmendje dhe e gjithë kjo mund të sigurohet me një hap të thjeshtë, siç është larja e rregullt e flokëve me një shampo që përmban këta dy përbërës natyralë.

Bëhet fjalë për vajra esenciale të rozmarinës dhe mandarinës që mund të gjenden në parfumeri, dyqane ushqimore të shëndetshme ose dyqane të specializuara të vajrave esencialë.

Vaj esencial

Gjithçka që duhet të bëni është të hidhni 5 pika të këtyre vajrave esencialë në 700 ml shampo dhe ta tundni mirë shishen. Pas kësaj lajini flokët në mënyrën e zakonshme.

Gjëja më e mirë në lidhje me këtë truk është se nuk ka frikë nga flokët e yndyrshëm, pasi përqendrimi i vajit është shumë i ulët, dhe përmbajtja e yndyrës është dukshëm më e ulët se vaji i zakonshëm i kastorit, i cili përdoret më shpesh për kujdesin e flokëve.

Pas një muaji aplikim të rregullt të kësaj shampo, do të vini re ndryshimet e para në flokët tuaj. Flokët do të jenë më të trashë dhe më të fortë me kalimin e kohës.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore