Lajme

Nënkryetarja e Kuvendit të Serbisë: Ndryshimet në Kushtetutë janë hyrje në vendimet për Kosovën dhe Rio Tinto


Nënkryetarja e Kuvendit të Serbisë, Sanda Rashkoviç-Iviç, ka deklaruar se ndryshimi i paralajmëruar në Kushtetutën e Serbisë, është një hyrje në vendimet për Kosovën dhe minierën e litiumit Rio Tinto në Loznicë.

“Ndryshimet kushtetuese janë si një revistë që është shfaqur para shfaqjes së filmit në kinema dhe pas kësaj reviste do të shfaqen filma për Rio Tinto-n dhe Kosovën”, ka deklaruar Raskoviç- Iviç për RTV Vojvodina, përcjell Danas.

Nënkryetarja e Kuvendit të Serbisë, Sanda Rashkoviç-Iviç

Ajo deklaroi se referendumin për ndryshimet kushtetuese do ta zhvillojë presidenti i Serbisë dhe njëherit lideri i Partisë Progresive Serbe (SNS), Aleksandar Vuçiç, “duke informuar ushtrinë e tij prej 750 mijë anëtarësh të partisë dhe familjet e tyre”.

“Gjëja do të përfundojë automatikisht,” tha Sanda Raskoviç-Iviç.

Nënkryetarja e Kuvendit serb shtoi se shtetet serioze “po kërkojnë të zbatojnë kushtetutat e tyre dhe jo t’i ndryshojnë ato çdo 10 apo 15 vjet”, është shprehur ajo.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore