Lajme

Në Samitin e Bërdo-Brionit bëhet thirrje për heqjen e vizave ndaj Kosovës


Pamje gjatë takimit të presidentëve në samitin e Brdo-Brijunit në Slloveni. Foto: Borut Pahor -Twitter

Presidenti i Sllovenisë, Borut Pahor, i ka bërë thirrje Bashkimit Evropian që t’i ofrojë Kosovës liberalizimin e vizave, kurse Bosnjes e Hercegovinës statusin e shtetit kandidat.

Këtë thirrje e pati Pahor gjatë samitit të Procesit Bërdo-Brioni, që është mbajtur të hënën në Bërdo të Sllovenisë.

“Ritheksojmë rëndësinë e zgjerimit të BE-së si kontributi më i drejtpërdrejtë për ruajtën e paqes dhe stabilitetin në rajon, zgjerimi është më shumë se gjeopolitikë. Ne bëjmë thirrje për një proces më të shpejtë të integrimit në BE, në përputhje me kushtet e njohura për anëtarësim”.

“Ne bëjmë thirrje për dhënien e statusit kandidat për Bosnje dhe Hercegovinë deri në fund të vitit 2022. Ne bëjmë thirrje për heqjen e regjimit të vizave për të gjithë Ballkanin Perëndimor deri në fund të vitit 2022”.

Takimi i presidentëve në samitin e Brdo-Brijunit në Slloveni

Pahor kërkoi nga BE-ja që të qëndroj në krah të Ballkanit Perëndimor edhe gjatë krizës ekonomike dhe energjetike.

“I bëjmë thirrje BE-së të qëndrojë në krah të Ballkanit Perëndimor në zbutjen e pasojave të krizës ekomomike dhe energjetike, dhe ne afirmojmë përkushtimin tonë për dialogun si e vetmja mënyrë për të kapërcyer dallimet dhe çështjet e hapura në rajon”. ka shkruar Pahor në Twitter.

 

Kabineti i Pahorit kishte bërë të ditur se samiti i Procesit Bërdo-Brioni, do të jetë një mundësi për të rishikuar situatën aktuale në Ballkanin Perëndimor dhe për t’iu bërë thirrje anëtarëve dhe institucioneve të Bashkimit Evropian që të përshpejtojnë procesin e zgjerimit.

“Takimi i liderëve në samitin e Brdo-Brijune këtë herë do të jetë një mundësi për të vlerësuar situatën aktuale në rajon dhe mbi të gjitha për t’u bërë thirrje anëtarëve dhe institucioneve të Bashkimit Evropian që të përshpejtojnë procesin e zgjerimit. Udhëheqësit do të jenë gjithashtu në gjendje të shkëmbejnë pikëpamjet për çështje të tjera aktuale në një atmosferë joformale”, thuhet në njoftim.

Procesi i Bërdo-Brionit ishte ndërmarrë në vitin 2010 nga Pahor gjatë kohës sa ishte kryeministër i Sllovenisë.

Qëllimi i saj është forcimi i besimit të ndërsjellë në Ballkanin Perëndimor, bashkëpunimi rajonal dhe integrimi më i shpejtë i këtij rajoni në BE.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore