Shqipëria

Në pranga 18-vjeçarja në Tiranë, plagos me thikë ish-të dashurin


Një 18-vjeçare në Tiranë ka plagosur me thikë ish-të dashurin e saj.

Policia ka bërë me dije se e reja ka rënë në pranga, ndërsa ish-partneri i saj ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit  Policisë Nr. 6 arrestuan shtetasen I. D., 18 vjeçe, banuese në Tiranë, pasi gjatë një konflikti për motive të dobëta, ka goditur me mjet prerës ish-të dashurin e saj, i cili si pasojë është dëmtuar dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën”, thuhet në komunikatën e policisë.

 

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore