Lajme

Ndotje e ajrit edhe kur bëjmë dush


Mes dhuratave të Krishtlindjeve shpesh gjejmë sapunë, produkte kozmetike dhe të kujdesit personal.

Por, sipas një studimi të fundit të publikuar në “The Guardian”, këto produkte mund të kenë efekt ndotës dhe dëmtojnë shëndetin tuaj.

Kimikatet, që përmbajnë karburantet fosile që avullohen nga bojërat e printimit, ngjitësit, veshjet, dhe produktet e kujdesit personal, rezulton të jenë shumë të dëmshme.

Studentja Amber Yeoman ka studiuar se çka ndodh me ajrin kur bëjmë dush.

Yeoman dhe ekipi i saj zhvendosën pajisjet e tyre pranë një dhomë dushi në Universitetin e York-ut.

Në dhomën e dushit u vendosën tuba mostrash. Vullnetarëve iu dhanë secilit të njëjtat produkte supermarketi dhe iu kërkua të bënin dush, duke filluar me larjen e fytyrës, më pas me shampo, balsam dhe hidratues.

Rezultati

Limoneni shumë reaktiv erdhi kryesisht nga shampoja me erë agrume, alkooli benzil nga kondicioneri dhe etanoli nga hidratuesi.

Kjo ishte e ndryshme për çdo person dhe ata njerëz që shpëlaheshin për më gjatë, prodhonin më pak emetime.

Në eksperimente të tjera, u zbulua se produktet ndotnin ajrit e laboratorit.

Janë fabrikat të cilat duhen të bëhen përgjegjëse për ndotjen e ajrit nga produktet që ata shesin.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore