Sport

Ndodh në Bundesliga: VAR-i anulon golin nga penalltia


Borussia Dortmund-it i është anuluar një penallti nga VAR-i, pasi ata e shndërruan në gol goditjen nga pika e bardhë kundër Borussia Monchengladbach.

Gladbach u ndesh me Dortmund-in në “Borussia-Park” të shtunën, me vizitorët që kërkonin të ktheheshin te fitorja pasi humbën dy përballjet e tyre të mëparshme.

Dhe loja u shënua nga një nga incidentet më të çuditshme të VAR-it deri më tani.

Dortmund-it iu akordua një penallti, e cila më pas u shndërrua në gol nga Marcel Sabitzer.

Megjithatë, teksa austriaku shënoi, arbitri ndaloi lojën për VAR-in për të kontrolluar nëse duhej të ishte dhënë një penallti.

Pas konsultimit me VAR, penalltia u anulua dhe loja u rifillua.

Përfundimisht, Dortmund-i triumfoi 2-1 ndaj Gladbach, duke u rikthyer kështu te fitorja në Bundesliga.

Bundesliga: Nuk ka surpriza, triumfojnë Bayern, Dortmund dhe Leipzig

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com

Lajmet kryesore