Sport

Bundesliga: Nuk ka surpriza, triumfojnë Bayern, Dortmund dhe Leipzig


Bundesliga gjermane ka përfunduar pesë ndeshjet e orës 15:30 të kësaj të shtune, teksa nuk ka pasur surpriza. Bayern Munich fitoi 2-0 ndaj Koln. Borussia Dortmund mposhti 2-1 Borussia Monchengladbach-un. Dhe, Leipzig triumfoi 3-0 ndaj Wolfsburg-ut.

Në “Allianz Arena”, Bayern arriti të fitonte me dy gola të realizuar gjatë pjesës së dytë nga Raphael Guerrero dhe Thomas Muller.

Dortmund-i iu fal dopietës së Marcel Sabitzer-it. Ndersa, për Gladbach-un shënoi Maximilian Wober.

Leipzig triumfoi me golat e Lois Openda, Benjamin Sesko dhe Dani Olmo.

Me fitoren e arritur, Bayern shkon në 63 pikë në renditje, në vendin e dytë. Leverkusen-i i vendit të parë ka 13 pikë më shumë, dhe një fitore ndaj Bremen-it të dielën do t’i shpallte zyrtarisht kampion të Gjermanisë.

Leizpig dhe Dortmund ndajnë pikë të barabarta në renditje nga 56, me të parët që mbajnë vendin e katërt dhe verdhezintjë të pestin, dhe janë jashtë zonës së Champions League për sezonin e ardhshëm.

Gjithashtu këtë të shtunë në Bundesliga u zhvilluan edhe takimet: Mainz 4-1 Hoffenheim dhe Bochum 1-1 Hiddenheim.

Ndeshja e fundit e ditës në Bundesliga do të jetë ajo mes Stuttgart-it dhe Eintracht Frankfurt-it, e cila do të fillojë nga ora 18:30.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com

Lajmet kryesore