Sport

Ndeshje e jashtëzakonshme në Londër


Në “London Stadium”, u zhvillua një ndër ndeshjet e sezonit në Premier League.

Në fund, nuk kishte fitues, por ai ishte rezultati më real i këtij takimit.

Një Arsenal që nuk u dorëzua asnjë sekond edhe pse ishte 3-0 në disavantazh pas 32 minutave.

Ishin Lingard, Bowen dhe Soucek ata që brenda 17 minutave, nga e 15-ta deri yte e 32-ta shënuan tre gola për epërsinë 3-0.

Soucek gabimisht shënoi edhe në portën e vet, në minutën e 38-të, duke i japur Arsenal-it shpresë për pjesën e dytë.

Praktikisht, pesë golat e para u shënuan nga West Ham.

Edhe goli i fytë ishte autogol, këtë rradhë nga Daëson, që në të 62-ën i dhuroi skuadrës së Arteta-s më shumë se 30 minuta për të gjetur barazimin.

Këtë e arriti Lacazette i cili në minutën e 82-të, kur për mrekulli shfrytëzoi pasimin e Pepe-s.

Deri në fund nuk ndryshoi asgjë, dhe ndeshja u mbyll me rezultat 3-3.

West Ham humbet mundësinë që të barazohet me pikë me Chelsea, duke mbetur në vendin e pestë me 49 pikë.

Arsenal-i në anën tjetër, ngjitet në vendin e nëntë me 42 pikë.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore