Lajme

Ndalime rekord emigrantësh në kufirin SHBA-Meksikë


Shtetet e Bashkuara thonё se më shumë se 1.7 milionё emigrantë u ndaluan përgjatë kufirit të saj me Meksikën në 12 muajt e fundit.

Rastet flitet të kenë shënuar numrin më të lartë të regjistruar ndonjëherë.

Më shumë se një milion prej tyre u dëbuan në Meksikë ose në vendet e tyre të lindjes, sipas të dhënave nga Doganat dhe Mbrojtja Kufitare e SHBA.

Agjentët arritën të kapin njerëz nga më shumë se 160 vende.

Ngjarjet flitet të kenë sjell një rënie të popullaritetit të presidentit Joe Biden, sipas sondazheve të opinionit.

Vetëm 35% e amerikanëve thanë se e miratuan trajtimin e çështjes, në një anketë të Qendrës për Kërkimin e Çështjeve Publike(NORC), të agjencisë mediatike Associated Press, në fillim të këtij muaji.

Biden premtoi një politikë më humane imigracioni se paraardhësi i tij Donald Trump. Megjithatë kufiri SHBA-Meksikë është përfshirë në krizë gjatë pjesës më të madhe të presidencës nëntë mujore të demokratit.

Numrat e paraburgimit për vitin fiskal 2021, i cili përfundoi në shtator, janë më të lartat që nga viti 2000.

Atë vit, më shumë se 1.6 milionë emigrantë u mbajtën në kufirin SHBA-Meksikë. Por numri nuk ka arritur në 1.7 milionë që kur autoritetet amerikane filluan për herë të parë gjurmimin e hyrjeve të tilla në vitet 1960.

Hyrjet ilegale në SHBA ishin kryesisht nga Meksika, Guatemala, Hondurasi dhe El Salvadori.

Nga të gjithë të arrestuarit, kategoria më e madhe ishin të rriturit që udhëtonin pa fëmijë, të cilët përbënin më shumë se 1.1 milionë (ose 64%).

Në të njëjtën kohë, autoritetet amerikane thanë se konstatuan një numër rekord të fëmijëve të pashoqëruar, të cilët arrinin deri në më shumë se 145 mijë.

Pothuajse 11 mijë nga ata fëmijë mbetën të premten në paraburgim.

Një hetim i BBC-së i qendrës së paraburgimit Fort Bliss në Teksas në fillim të këtij viti zbuloi raporte për abuzim seksual, shpërthime të COVID-19 dhe morra, fëmijë të uritur që u shërbeheshin mish i papjekur dhe stuhi rëre që përfshinte kampet e tendave të shkretëtirës ku mbaheshin të rinjtë.

Republikanët nga ana tjetër fajësoi Biden i cili nuk arriti të mbante premtimin për t’i dhënë emigrantëve shtetësi.

 

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore