Lajme

Ndahet nga jeta ish-presidenti i Pakistanit


Ish-presidenti i Pakistanit, gjenerali Pervez Musharraf, i cili mori pushtetin nga një grusht shteti në vitin 1999, ka vdekur në moshën 79-vjeçare.

Ish-udhëheqësi, që ishte president midis viteve 2001 dhe 2008 u nda nga jeta pasi vuante prej kohësh nga një sëmundje.

Ai u kishte mbijetuar tentativave të shumta për vrasje dhe e gjeti veten në vijën e parë të luftës midis islamistëve militantë dhe Perëndimit.

Musharraf mbështeti “luftën kundër terrorit” të SHBA-ve pas 11 shtatorit, pavarësisht kundërshtimit të brendshëm.

Në vitin 2008 ai pësoi disfatë në votime dhe u largua nga vendi gjashtë muaj më vonë.

Kur u kthye në vitin 2013 në përpjekje për të konkurruar në zgjedhje, ai u arrestua dhe u ndalua të kandidojë.

Ai u akuzua për tradhti të lartë dhe u dënua me vdekje në mungesë vetëm që vendimi të rrëzohej më pak se një muaj më vonë.

Musharraf u largua nga Pakistani për në Dubai në vitin 2016 për të kërkuar trajtim mjekësor dhe që atëherë jetonte në mërgim në vend.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore