Muzikë

Ndahet nga jeta ish anëtari i “Skid Row”, Johny Solinger


Pas problemeve me mëlçinë, ka ndërruar jetë në moshën 55 vjeçare, ish këngëtari i “Skid Row”, Johny Solinger.

Gjithçka ndodhi afro një muaj, pasi ai e bëri publike historinë e tij të shëndetit të dobësuar.

Mes shumë postimesh pikëlluese, edhe faqja zyrtare e “Skid Row” në Instagram, ka publikuan një shkrim për rokerin tashmë të ndjerë, Johnny Solinger.

“Ne jemi të pikëlluar për humbjen e vëllait tonë, Johnny Solinger. Të gjithë tani jemi me familjen, miqtë dhe fansat e tij”, thuhej në postim.

Dikur në vitin 1999, Solinger, u bashkua me grupin popullor si një zëvendësues i Sebastatian Bach.

Lamtumirën e tij të fundit në raport me grupin e tij muzikor e dha në vitin 2015, teksa vendin e tij e zuri artisti, Tony Harnell.

Johnny ishte pjesë e disa albumeve të suksesshme të grupit të tij përgjatë periudhës 16 vjeçare, përfshirë këtu “Revolutions për Minutë”, “United World Rebellion” dhe “Rise of the Damnation Army”.

Ndër të tjerash, muzikanti, thuhet të ketë qenë i martuar me aktoren, Paula Marcenaro, e cila ndau një postim kushtuar vdekjes së muzikantit.

“Realiteti është që ju do të hidhëroheni përgjithmonë. Ju nuk do ta kaloni humbjen e një të dashuri, ju do të mësoni të jetoni me të”.

“Ju do të shëroheni dhe do të rindërtoni veten rreth humbjes që keni pësuar. Ju kurrë nuk do të jeni të njëjtë”, ka mbishkruar ajo në një storie të publikuar në Instagram.

Gjithsesi, ylli i muzikës rok, thuhet të ketë pasur probleme me financat, çka kishte bërë që një miku i tij përmes “GoFoundMe”,  të kishte mbledhur mbi 16 mijë dollarë amerikanë për faturat mjekësore të këngëtarit.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore