Lajme

Ndahen 20 mijë euro për familjen që i shpërtheu bombola e gazit


Kryetari i Mitrovicës Jugore, Bedri Hamza, ka njoftuar se komuna që e drejton ka vendosur t’i ndajë 20 mijë euro për familjen Behrami nga fshati fshati Kçiq, pasi 14 persona pësuan lëndime, meqë shpërtheu një bombolë e gazit të shtunën.

“Me qëllimin që të ju dalim në ndihmë familjes Brahmi, të prekur nga shpërthimi natën e kaluar, Komuna e Mitrovicës do të merr vendim për ndarjen e 20,000 eurove. Edhe njëherë, uroj shërim të shpejtë për të lënduarit”, ka shkruar ai në Facebook.

Ndërsa Policia e Kosovës ka njoftuar se shpërthimi i bombolës së gazit ndodhi në bodrumin e një shtëpie.

“Katërmbëdhjetë persona kanë pësuar lëndime trupore si pasojë e shpërthimit të një bombole gazi në bodrumin e shtëpisë ku po qëndronin. Të lënduarit janë dërguar për trajtim mjekësor në QKUK. Shkaqet e shpërthimit ende nuk dihen”, thuhet në njoftim.

Po ashtu, në njoftim bëhet e ditur se përveç të lënduarve si pasojë e shpërthimit janë shkaktuar edhe dëme të konsiderueshme materiale.

Organet e rendi kanë njoftuar se në vendin e ngjarjes përves njësive të nevojshme policore kishin dalë edhe zjarrfikësit dhe eksperti i zjarrit.

Të shtunën, Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës (ShSKUK), ka njoftuar se katër nga të lënduarit e kanë gjendjen më të rënduar.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore