Lajme

“NATO është e gatshme që të mbështesë aleatët e prekur nga kriza e emigrantëve në Bjellorusi”


Refugjatet në kufirin mes Bjellorusisë dhe Polonisë

NATO është e gatshme që të mbështesë aleatët e prekur nga kriza e emigrantëve në Bjellorusi, ka thënë Sekretari i Përgjithshëm i Aleancës Veri-Atlantike (NATO), Jens Stoltenberg.

Ai ka thënë se për aleancën (NATO) është shqetësuese situata në kufirin me Poloninë, Lituaninë dhe Letoninë.

“Ne mbetemi vigjilentë dhe jemi të gatshëm për të ndihmuar më tej aleatët tanë”, ka deklaruar Stoltenberg para gazetarëve në Berlin ku po qëndron për një vizitë, raporton Reuters.

“NATO qëndron në solidaritet të plotë me të gjithë aleatët e prekur”, ndërsa përdorimi i njerëzve nga regjimi i Lukashenkos si një mjet për të ushtruar presion mbi vendet e tjera është cinik dhe çnjerëzor, ka deklaruar ai.

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-së, Jens Stoltenberg

Të premten e 19 nëntorit, Polonia ka akuzuar Bjellorusinë se ka kthyer me kamion qindra emigrantë në kufi dhe i ka shtyrë ata të tentojnë të kalojnë ilegalisht kufrin, vetëm disa orë pasi ka pastruar kampet për gjatë kufirit me Poloninë.

Akuza nga Polonia sugjeron se një ndryshim i dukshëm i qëndrimit këtë javë nga Minsku nuk e ka zgjidhur krizën kufitare, e cila është shndërruar në një konfrontim të madh Lindje-Perëndim.

Ndërsa shtetet evropiane po e akuzojnë Bjellorusinë se me mijëra njerëz nga Lindja e Mesme, qeveria bjelloruse po i shtyn që të tentojnë të kalojnë kufirin ilegalisht, ndërsa kjo e fundit mohon se ka nxitur krizën qëllimisht.

Ndërsa presidenti i Bjellorusisë, Aleksandër Lukashenko ka diskutuar për krizën me anë të telefonit me aleatin e tij, presidentin e Rusisë, Vladimir Putin.

Që të dy kanë theksuar rëndësinë e bashkëpunimit midis Bjellorusisë dhe BE-së.

Moska zyrtare thotë se prej kohësh Evropa duhej ta zgjidhte krizën e refugjatëve në mënyrë të drejtpërdrejt me Minskun zyrtarë, ndërsa vendet evropiane e kanë shmangur Lukashenkon që nga zgjedhjet e diskutueshme të vitit të kaluar.

Refugjatët në brezin kufitar mes Bjellorusisë dhe Polonisë

Mirëpo, lidhur me këtë çështje kancelaria gjermane, Angela Merkel ka bashkëbiseduar me Lukashenkon dy herë përmes telefonit.

Ndërsa të enjten e 18 nëntorit, Komisioni Evropian dhe shteti gjerman hodhën poshtë një propozim që Minsk-u tha se i kishte bërë Merkelit, sipas të cilit vendet e BE-së do të pranonin 2 mijë emigrantë dhe 5 mijë të tjerë që ranë dakord të ktheheshin në shtëpi do të ktheheshin.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore