Lajme

NATO duhet të ndërhyjë në Ukrainë, thotë Wesley Clark


Ish-Komandanti i përgjithshëm i forcave aleate të Shteteve të Bashkuara dhe NATO-s, Wesley Clark, deklaroi se NATO duhet të ndërhyjë në Ukrainë.

Lajmi u bë i ditur nga “Zëri i Amerikës”, duke cituar intervistën me ish-ushtarakun e lartë amerikan.

“Ideja e Sekretarit të Përgjithshëm të NATO-s Jens Stoltenberg, e cila ka gjetur mbështetje sot, se NATO nuk mund të bëjë asgjë nëse nuk ka një sulm të drejtpërdrejtë, kjo ide u rrafshua në vitet ’90”, u shpreh Clark.

Wesley Clark, i cili udhëhoqi fushatën e NATO-s në Kosovë si komandanti suprem i aleancës në Evropë, garantoi se është koha t’u kthehemi mësimeve që kemi nxjerrë.

“NATO duhet të ndërhyjë. Le ta zyrtarizojmë dhe të urdhërojmë rusët të pushojnë zjarrin. Lufta nuk mund të ndalet pa ndërhyrjen e NATO-s”, theksoi Clarke.

Kësti i fundit i ndihmës ushtarake për Ukrainën ishte i pamjaftueshëm, Ukraina tani është dukshëm e paarmatosur, shtoi ai.

“Është koha që NATO të kuptojë – ose Aleanca shkon përtej territorit të përcaktuar, ose ndalon aktivitetet e saj”, ravijëzoi ish-gjenerali amerikan.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore