Sport

Napoli kërkon mbrojtësin e United që nuk po shkëlqen te Aston Villa


Skuadra italiane e Napoli-t po vëzhgon me interes situatën e mbrojtësit të Aston Villa-s, Alex Tuanzebe-n. Kartoni i 24-vjeçarit është nën pronësi të Manchester United.

Futbollisti me orgjinë nga Kongo, ka arritur të ketë 11 paraqitje këtë sezon me Villa-n. Në dy ndeshjet e fundit është futur në fushë si zëvendësues në minutat e fundit të ndeshjeve.

Mbrojtësi ka nënshkruar deri në 2023 me United dhe me opsion zgjatje edhe për një tjetër vit. “Djajt e Kuq” e dërguan në huzaim te Villa për të fituar më shumë eksperiencë, por duket se ai ende nuk është gati për nivele të larta.

Villa fillimisht shmangu konkurencën e Newcastle për 24-vjeçarin, duke paguar katër milionë euro te United për huazimin deri në fund të sezonit. Aktualisht, ata po shqyrtojnë mundësi të tjera për të forcuar mbrojtjen.

Në krahun tjetër, Napoli ka humbur shërbimet e grekut, Kostas Manolas-it. Ish-mbrojtësi i Roma-s u rikthye te Olympiacos-i në vendlindje.

Italianët bazohen te qendra e mbrojtjes me dy lojtarë. Momentalisht, Kalidou Koulibaly dhe Amir Rrahmani janë dyshja e parë.

Napoli e kërkon kongolezin në huazim me të drejtë blerje. United e vlerëson Tuanzebe-n rreth 25 milionë paund. Një shifër tepër e lartë, krahasuar me atë çfarë ka dhënë në fushë deri më tani.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore