Përballje

Napoli “blindon” pozitën e parë në tabelë, mposht Spezia-n


Napoli është duke vijuar në rrugë të mirë drejt titullit kampion në Serie A, teksa shënuan fitoren e radhës.

Të besuarit e Luciano Spallett-it këtë radhë e mposhtën Spezia-n në udhëtim me rezultat të thellë 0:3.

Pjesa e parë e këtij takimi nuk dhuroi gola, përkundër se u dominua nga mysafirët.

Por, me të filluar fraksioni i dytë, liderët e Serie A kaluan në avantazh me golin e shënuar nga Khvicha Kvaratskhelia nga pika e bardhë e penalltisë.

Napolitanët nuk u ndalën me kaq dhe në minutën e 68-të gjetën edhe golin e dytë të kësaj ndeshje me anë të Victor Osimhen.

Pesë minuta më vonë, Osimhen e vulosi formën shumë të mirë që po kalon, teksa shënoi edhe golin e dytë të kësaj ndeshje, i asistuar nga Kvaratskhelia.

Me këtë fitore, tani Napoli ka 56 pikë në vendin e parë, 16 më shumë se ndjekësi më i afërt, Inter-i, që sonte do të përballet me Milan-in në derbin e qytetit.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore