Lajme

Myanmar, 10 të vrarë nga të shtënat e policisë


Media lokale në Myanmar ka njoftuar se të paktën 10 persona kanë mbetur të vrarë nga të shtënat e policisë, ndërsa aktivistët tjerë bënë thirrje për më shumë protesta anti-grusht shteti në përvjetorin e vdekjes së një studenti, vrasja e të cilit në 1988 shkaktoi kryengritje kundër qeverisë.

Katër protestues u vranë dhe 19 të tjerë u plagosën në repartin Sein Pan të Mandalay, qyteti i dytë më i madh i vendit. Dëshmitarët dhe mediat lokale thanë se tre protestues u vranë në Yangon brenda natës, dy vdiqën në rajonin Bago dhe një protestues u qëllua për vdekje në rajonin Magway.

Thirrjet e së shtunës për protesta erdhën ndërsa udhëheqësit e Shteteve të Bashkuara, Indisë, Australisë dhe Japonisë u zotuan të punojnë së bashku për të rivendosur demokracinë në Myanmar, ku dhuna është përshkallëzuar.

Media lokale raportoi se dy protestues u vranë nga gjuajtjet e policisë në rrethin Tharketa të kryeqytetit  Yangon gjatë natës të së premtes.

Postera të ndryshme u përhapën në mediat sociale duke u bërë thirrje njerëzve të dilnin në rrugë për të protestuar kundër juntës dhe për të shënuar përvjetorin e vdekjes së Phone Maw, i cili u qëllua dhe u vra nga forcat e sigurisë në 1988 brenda asaj që në atë kohë njihej si Instituti Rangoon i Teknologjisë.

Të shtënat ndaj tij dhe të një studenti tjetër i cili vdiq disa javë më vonë shkaktoi protesta të gjera kundër qeverisë ushtarake të njohur si fushata 8-8-88, sepse ato arritën kulmin në gusht të atij viti.

Rreth 3 mijë  njerëz u vranë kur ushtria shtypi kryengritjen.

Grushti i shtetit në Myanmar

Ushtria e Myanmarit ka marrë në dorë vendin me anë të një grushti shteti, duke arrestuar kancelaren Aung San Suu Kyi dhe pjesëtarë të tjerë të kabinetit. Ky grusht vjen pas disa ditësh tension mbi rezultatin e zgjedhjeve të fundit të nëntorit 2020.

Kancelarja 75 vjeçare Aung, presidenti Win Myint dhe pjesëtarë të tjerë Ligës Kombëtare për Demokraci, u arrestuan në rezidencën qeveritare të kryeqytetit, Naypyidaw.

Protestat në Myanmar

Organizata e Kombeve të Bashkuara njoftoi se tridhjetë e tetë persona u vranë në Myanmar të mërkurën e 3 marsit, pas një përpjekjeje të ushtrisë për të shuar protestat në disa qytete të vendit. OKB e quajti dhe si ditën më të përgjakshme që nga grushti i shtetit.

Christine Schraner Burgener, i dërguari i OKB-së për Myanmar-in, tha se kishte pamje tronditëse nga vendi.

Dëshmitarët treguan se forcat e sigurisë hapën zjarr me plumba gome dhe të vërtetë.

Protestuesit kanë bërë thirrje për t’i dhënë fund sundimit ushtarak. Gjithashtu ata kërkojnë dhe lirimin e udhëheqësve të zgjedhur të qeverisë së vendit përfshirë Aung San Suu Kyi, të cilët u rrëzuan dhe u arrestuan në grusht shteti.

Akuzat e fundit ndaj Aung San Suu Kyi

Sundimtarët ushtarakë të Myanmar-it kanë akuzuar ish-udhëheqësen Aung San Suu Kyi, për pranim të paligjshëm të 600 mijё dollarëve dhe arit.

Akuza më e fortё e vendosur nga ushtria që prej rrёzimit tё saj dhe udhëheqjes demokratike të vendit, më 1 shkurt të këtij viti.

Asnjë provë nuk u dha megjithatë, për pretendimet nё fjalё.

“Ushtria po zbavitet me vrasjet”, u shpreh nga ana tjetër grupi i të drejtave të njeriut, Amnesty International.

Amnesty, tha se ushtria po përdorte armë ndaj protestuesve të paarmatosur dhe po kryente vrasje me paramendim.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore