Kosova

Musliu për moslejimin e Referendumit – “Kosova dëshmoi shtetësinë e saj”


Njohësi i çështjeve të sigurisë, Agim Musliu

Njohësi i çështjeve të sigurisë, Agim Musliu, konsideron se me rezolutën e miratuar në Kuvendin e Kosovës për ndalimin e mbajtjes së Referendumit serb brenda vendit, “është dëshmuar shtetësia e Kosovës, ndërsa Serbia dhe Vuçiç kanë marrë mesazhin”.

“Kosova e kaloi edhe këtë test, dhe në asnjë mënyrë nuk guxojmë të biem pre e kërcënimeve e provokimeve të Rakiçit”, ka deklaruar Musliu, duke komentuar edhe deklaratat e ministrit serb në Qeverinë e Kosovës, i cili edhe paralajmëroi “reciprocitet” nëse nuk lejohen zgjedhjet presidenciale të 3 prillit në Serbi brenda Kosovës.

Musliu thotë se ata kishin mundësinë e shfrytëzimit të së drejtës së votës përmes postës ose zyrës ndërlidhëse, të cilën nuk e shfrytëzuan, por u shpreh se “mbase do ta përdorin në të ardhmen”.

Institucionet e sigurisë në Kosovës, ai konsideron se e kanë kryer punën “ashtu siç duhet”.

“Si çdo herë Serbia nuk do të ndalet për të sfiduar shtetin e Kosovës dhe institucionet e saj, siç ishte rasti i fundi me referendumin serb”.

Sipas atij, mbajtja e këtij referendumi brenda territorit të shtetit të Kosovës, “do të ishte cenuar shtetësia, kushtetuetshmëria, zbatimi i ligjit, dhe funksionalitetit i shtetit të Kosovës”, transmeton RTK.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore