Sport

Murray ofron ndihmë për fëmijët në Ukrainë, do t’i dhurojë përfitimet e vitit 2022


Tenisti skocez, Andy Murray, është zotuar që të gjitha paratë që do t’i fitojë gjatë vitit 2022, t’i dhurojë për t’i ndihmuar fëmijët e prekur nga lufta në Ukrainë.

Murray, i cili është ambasador i UNICEF-it në Mbretërinë e Bashkuar, është duke punuar me organizata bamirëse për t’i ndihmuar fëmijët në Ukrainë me pajisje mjekësore dhe nevoja arsimore.

Ndërsa pushtimi i Ukrainës nga presidenti rus Vladimir Putin hyn në ditën e 14-të, të paktën 2 milionë refugjatë janë detyruar të largohen nga vendi.

“Më shumë se 7.5 milionë fëmijë janë në rrezik nga eskalimi i konfliktit në Ukrainë, prandaj jam duke punuar me UNICEF-UK për të ndihmuar në sigurimin e mjeteve urgjente mjekësore dhe kompleteve për zhvillimin e fëmijërisë së hershme”, shkruan Murray.

 

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Andy Murray (@andymurray)

“Duhet patjetër që edukimi të vazhdojë, kështu që UNICEF po punon për t’iu mundësuar atyre mësim, si dhe për të mbështetur rehabilitimin e shkollave të dëmtuara së bashku me pajisjet zëvendësuese”

“Të gjitha përfitimet e mia të këtij viti do t’i dhurojë për fëmijët e Ukrainës. Por kushdo në Mbretërinë e Bashkuar mund të bashkangjitet në këtë aksion. Fëmijët në Ukrainë kanë nevojë për paqe”, ka shkruar Murray.

Njoftimi i tenistit britanik erdhi në të njëjtën ditë kur organizatat udhëheqëse të tenisit dhuroi 700.000 dollarë për të ndihmuar përpjekjet humanitare në Ukrainë dhe për ta mbështetur Federatën Ukrainase të Tenisit.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore