Përballje

Muriqi nuk ndalet, shënon edhe kundër Atletico-s


Vedat Muriqi ka shënuar përsëri, këtë herë kundër Atletico Madrid-it.

Momentalisht, Mallorca është në epërsi kundër Atletico Madrid-it, dhe realizuesi i golit ishte sulmuesi kosovar, Vedat Muriqi.

Sulmuesi nga Kosova, shënoi në minutën e 16-të, për t’i dhënë epërsinë Mallorca-s.

Pas vetëm pesë minutave, Alvaro Morata barazoi rezultatin për Atletico Madrid-in, por goli u anulua për pozicion jashtë loje.

Deri më tani, Muriqi radhitet i treti në listën e golashënuesve më të mirë në La Liga, me tetë gola dhe një asistim.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore