Lajme

Murati kundër sindikatave për rritjen e pagës minimale 400 euro: Kundërshtimi po bëhet për lojëra politike


Ministri i Financave, Punës dhe Transfereve Hekuran Murati

Ministri i Financave, Punës dhe Transfereve Hekuran Murati, ka thënë se kundërshtimi i sindikatave për pagën minimale është jo racional dhe po bëhet për siç ka thënë ai për “lojëra politike”.

“Në rastin konkret kur propozimi i Qeverisë është më i lartë se komisioni të cilin e kemi angazhuar dhe prapë kundërshtohet, atëherë konsideroj që kundërshtimi është për lojëra politike”, tha Murati në RTK

“Nëse del edhe kërkon diçka që është e pazbatueshme, është lojë politike, qëllimi është me blloku ngritjen e pagës minimale”, shtoi Murati.

Ai theksoi se kjo qeveri ka premtuar që paga minimale të jetë 250 euro neto, 264 euro bruto për 40 orë punë, apo 1.5 euro në orë dhe “kjo po bëhet pas 11 vitesh që nuk ka pasur rritje të pagës minimale”.

“Këto janë para që po u kthehen qytetarëve, janë para të taksapaguesve. Mund të ketë edhe zëra që nuk është boll, janë shpërndarë miliona euro por kush ka përfituar, kemi parë si kanë qeverisë ata që na kritikojnë”, ka shtuar ai.

Miratimi i pagës minimale me vlerë prej 264 euro bruto nga Qeverisë së Kosovës, sipas Bashkimit të Sindikatave të Pavarura të Kosovës, ka ndodhur pa miratimin paraprak në Këshillin Ekonomiko-Social, e cila përkujdeset edhe për propozimin e pagës minimale pasi që e ka në mandatin e vet.

“Në Takimin e fundit të KES-it, më 10 mars, në votim u hodhën dy propozime për vlerën e Pagës minimale – 264€ dhe 300€, dhe asnjëri nga këto propozime nuk mori vota e duhura – 2/3 e votave. Dhe sot kemi një Pagë minimale e cila është hedh në votim në mbledhjen e fundit të KES-it por nuk ka marrë votat e duhura”, thuhet në reagimin e BSPK-së në Facebook.

Sipas BSPK-së Këshilli Ekonomiko-Social do të vazhdojë me punën rreth përcaktimit të pagës minimale edhe për vitin 2023, që do të mundësojë propozimin e pagës minimale më të lartë se në vitin 2022.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore