Auto

Mungesë çipash, Volvo ndalon prodhimin në Gothenburg


Kompania suedeze e automjeteve, Volvo Cars, në pronësi të Geely Holding të Kinës, do të ndalojë përkohësisht prodhimin në fabrikën e saj suedeze në Gothenburg për shkak të mungesës së çipave gjysmëpërçues.

Agjencia e lajmeve, “Reuters”, tregon se kjo mungesë globale e çipave ka goditur prodhimin, me prodhuesit e automjeteve që ndërpresin prodhimin dhe prodhuesit e pajisjeve elektronike duke luftuar për të vazhduar me një rritje të kërkesës të udhëhequr nga pandemia për telefona, televizorë dhe tastiera lojërash.

“Prodhimi në Torslanda do të ndalet përkohësisht nga kjo mbrëmje për shkak të mungesës së materialit të lidhur me çështjen e gjysmëpërçuesve”, ka njoftuar Volvo Cars në një deklaratë me email të mërkurën e 11 gushtit.

Dhe se “prodhimi do të rifillojë sa më shpejt që të jetë e mundur, para javës së ardhshme”. Kështu ka deklaruar prodhuesi suedez i makinave, i cili në qershor ndaloi prodhimin në fabrikën e tij belge në Ghent për një javë.

Gjithashtu Volvo Cars, i cili muajin e kaluar raportoi një kthim në fitim në gjysmën e parë të vitit teksa kërkesa për makina elektrike rritet, po shqyrton listimin në bursën e këtij viti, Nasdaq të Stockholm-it.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore