Lajme

Mund të ishte Aleksandër Dugin objektivi i eksplozivit në makinën që vrau Darya-n, vajzën e tij


Darya Dugin, vajza aleatit të ngushtë dhe ideologut të presidentit rus, Vladimir Putin, Alexandër Dugin, thuhet se është vrarë pranë Moskës.

Ngjarja ka ndodhur në qytezën Bolshie Vyazyomy të Rusisë. Darya, është ekzekutuar nëpërmjet eksplozivit, teksa udhëtonte drejt shtëpisë me automjetin e saj Land Cruiser Prado.

Mendohet se objektivi i synuar i sulmit mund të ketë qenë babai i saj, filozofi rus Alexander Dugin, i njohur si “truri i Putinit”.

Filozofi i Putinit shpalos planin e Kremlinit për Serbinë: “Ringjallja e madhe sllave në Ballkan do të bëhet, vetëm prisni të përfundojmë në Ukrainë”.

Makina në të cilën ajo ndodhej i përkiste babait të saj sipas agjencisë së lajmeve “TASS”.

Dugin është ideolog i shquar ultra-nacionalist, i njohur për idetë e tij fashiste.

Sipas medias ruse “112”, baba e bijë duhej të ktheheshin nga një event të shtunën në mbrëmje me të njëjtën makinë, përpara se Dugin të merrte vendimin për të udhëtuar veçmas nga vajza e tij në minutën e fundit.

Pamjet e paverifikuara të postuara në Telegram dhe të cilat janë duke qarkulluar në social media, tregojnë ardhjen e Aleksandër Dugin pranë vendit të ngjarjes.

Komiteti Hetues i Federatës Ruse mëngjesin e ditës së dielë doli me deklaratë “Vajza e ideologut Alexander Dugin u vra nga një mjet shpërthyes që shpërtheu në makinën e saj”, raporton media për Evropën lindore “Nexta”.

Makina e parkuar e Dugin-it ishte në kontroll të sigurisë prioritare përpara se makina bombë të shpërthente. Ishte Aleksandër që duhej të ishte goditur. Vetëm shërbimet ruse të sigurisë mund të kishin akses në makinë kur ajo ishte e parkuar si FSB, GRU, FSO, etj.

Dugin, babai i viktimës është quajtur “Rasputini i Putinit”.

Darya Dugina, ishte vetë gazetare e cila ka mbështetur zëshëm pushtimin e Ukrainës.

Në fillim të këtij viti ajo u sanksionua nga autoritetet e SHBA-së dhe Britanisë së Madhe, të cilët e akuzuan 30-vjeçaren se ka kontribuar në “dezinformimin” në internet në lidhje me pushtimin e Rusisë.

Në maj, ajo e përshkroi luftën si një “përplasje qytetërimesh” në një intervistë dhe shprehu krenarinë për faktin se ajo dhe babai i saj ishin sanksionuar nga Perëndimi.

Alexander Dugin u sanksionua nga SHBA në 2015 për përfshirjen e tij të dyshuar në aneksimin rus të Krimesë.

Shkrimet e tij vlerësohen se kanë një ndikim të thellë në botëkuptimin e Vladimir Putinit dhe ai konsiderohet të jetë arkitekti kryesor intelektual i ideologjisë ultra-nacionaliste të cilës i përmbahen shumë në Kremlin.

Për vite me radhë, Dugin i ka bërë thirrje Moskës që të afirmohet në mënyrë më agresive në skenën globale dhe ka mbështetur veprimet ushtarake ruse në Ukrainë.

Skenarët dhe hipotezat që qëndrojnë pas këtij atentati duket se janë disa. Gjithësesi të gjitha tregojnë që ka problem përsa i përket në mënyrën se si Putin po drejton luftën në Ukrainë, brenda vetë qarqeve të cilat kanë peshë në Rusi.

Ekzekutohet vajza e ideologut politik të Putinit, me eksploziv në makinë

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore