Sport

Muller rinovon kontratën me Bayern-in


Ikona e klubit të Bayern Munich-ut, Thomas Muller, do të vazhdojë të jetë pjesë e klubit bavarez së paku edhe për dy sezone.

Ai ka rinovuar kontratën me klubin e Bayern-it deri në verën e vitit 2024, derisa lajmin e ka bërë të ditur vetë klubi gjerman, të cilët kanë shkruar “Muller nuk do të shkojë askund”.

Kujtojmë që Muller kaloi “një jetë” të skuadra bavareze, i cili ishte produkt i akademisë së tyre.

32 vjeçari gjerman, debutoi me Bayern-in në sezonin 2008/09 dhe që nga ajo kohë, ai numëron 623 paraqitje, duke shënuar 226 gola.

Ai gjatë karrierës së tij me klubin gjerman, ka fituar 11 tituj në Bundesliga, gjashtë Kupa të Gjermanisë, shtatë Superkupa të Gjermanisë dhe nga dy herë Ligën e Kampionëve, Superkupën e Evropës dhe Kupën e Botës për klube.

Ndërkaq, edhe me kombëtaren e Gjermanisë, Muller numëron 112 ndeshje zyrtare, duke shënuar 43 gola, derisa me fanellën e kombëtares, ai arriti ta fitonte Kupën e Botës në vitin 2014.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore