Kosova

Muhaxheri reagon për sulmin ndaj të moshuares, fton organet e rendit ta trajtojnë këtë rast


Gazmend Muhaxheri

Kryetari i Komunës së Pejës, Gazmend Muhaxheri përmes një njoftimi në rrjetin e tij social në Facebook ka reaguar pas rastit të dhunimit të moshuares në ambientet e Shtëpisë për të Moshuar në qytetin e Pejës, nga një punonjëse në këtë institucion.

Sipas tij Komuna e Pejës nuk menaxhon me asnjë institucion i cili ofron shërbime për kujdesin e të moshuarve.

“Ftoj publikisht inspektoratin e shëndetësisë dhe organet e rendit që ta trajtojnë këtë rast”, ka shtuar ai.

Ndryshe Zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Pejës, Fadil Gashi, ka njoftuar për Albanian Post, se është arrestuar vajza që ka dhunuar të moshuarën në shtëpinë e pëlqeve “Orenda” në këtë qytet.

Pos saj, është arrestuar edhe një person tjetër – motra kujdestare në këtë shtëpi.

“Po mund të ju konfirmoj se i kemi sjellur në stacionin policor këtu në Pejë. Përveç vajzës që ka ushtruar dhunë është arrestuar edhe motra kujdestare që ka qenë në shtëpinë e Pleqve”, ka thënë Gashi.

Baki Kelani, zëdhënës i Policisë së Kosovës, deklaroi për Albanian Post, se rasti veçse është procedura nga policia në Pejë.

Edhe Prokuroria e Pejës ka konfirmuar për Albanian Post se ka nisur hetimet lidhur me rastin.

Lajmin e ka konfirmuar për Albanian Post, zëdhënësi i Prokurorisë së Pejës, Shkodran Nikçi.

“Me të marrë informacionin dhe me të parë videon prokuroria në Pejë ka angazhuar dy prokurorë të shtetit dhe njësitë relevante, dhe janë duke shkuar në vendin ku po dyshohet se është kryer vepra penale”, tha ai për AP.

Në një shtëpi të pleqve në Pejë, është ushtruar dhunë fizike ndaj një të moshuare nga një anëtarë e stafit gjatë ditës së mërkurë.

“Kuku”, bërtet një e moshuar e cila është zënë peng nga një vajzë – që nga veshja duket se është punonjëse e institucionit për të moshuar.

Por britmat janë krejtësisht të kota sepse e reja pamëshirshëm vazhdon ta godas. “Çka po sillka more”, thotë një tjetër vajzë që xhironte dhunën që po ushtrohej brutalisht.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore