Lajme

Mozambik/ ‘Total’ evakuon të gjithë punonjësit e saj pas rrethimit xhihadist


Kompania franceze e naftës, Total, evakuoi rreth një mijë punëtorë të saj nga Palma, në provincën Cabo Delgado në Mozambik. Ky qytet është nën rrethim nga milicët xhihadistë të grupit ‘Aswj’ të lidhur me Shtetin Islamik (Isis). Evakuimi u bë përmes një anijeje që mbërriti në portin e Pemba-s, siç shpjegohet nga Sekretari i Shtetit të Mozambikut Armindo Ngunga.

Palma ndodhet në një rajon ku Total, ka një projekt investimi prej 20 miliardë dollarësh në uzinën e gazit natyror në Gadishullin Afungi. Projekti u pezullua në janar për shkak të mungesës së sigurisë. Veprimi qe i domosdoshëm pasi terroristët morën me detyrim më shumë se 180 njerëz, përfshi disa të huaj dhe punonjës të grupit francez Total. Këta të fundit, strehoheshin në një hotel dhe u shpëtuan nga ushtria pas 48 orëve të tmerrshme. Kjo qe një pritë që do të kishte shkaktuar të paktën shtatë fatalitete.

Terroristët kishin nisur një sulm të mërkurën pasdite të 23 marsit, duke qëlluar dhe duke i detyruar vendasit të largoheshin në pyjet përreth. Sipas dëshmitarëve, ata vranë një numër të paspecifikuar të njerëzve. Sulmi u shkaktua pasi gjigandi i energjisë Total, njoftoi një rifillim gradual të punës në një projekt të gazit të lëngshëm natyror (LNG).

Grupi francez është investitori kryesor në rajon dhe kompani të tjera si ExxonMobil gjithashtu operojnë në zonë. Për të kërkuar strehim në hotelin “Amarula”, ku ata gjithashtu kishin qëndruar pa ushqim, ishin punëtorë të uzinës LNG. Këta të fundit patën frikë për dy ditë rresht nga rënia në duart e terroristëve.

Detajet e evakuimit mbeten të pasqaruara, por sipas burimeve të sigurisë, një grup prej 80 personash u larguan nga hoteli në 17 kamionë të ushtrisë. Këtyre iu zunë pritë, në të cilën shtatë persona vdiqën sipas shtypit lokal. Njëqind të tjerët u larguan në këmbë dhe u evakuan në një plazh me një anije ushtarake.

Për shkak të veprimit të xhihadistëve dhe kundër-ofensivës së forcave të sigurisë mozambikane, më shumë se 2 mijë e 600 njerëz vdiqën në konfliktin në Cabo Delgado. Kjo, nga tetori 2017 deri në shkurtin e kaluar, duke përfshirë mbi 1 mijë e 300 civilë. Janë mbi 670 mijë persona të zhvendosur për shkak të konfliktit. Shabaabët kanë kryer më shumë se 800 sulme gjatë kësaj kohe, me sulmet ndaj fshatrave që u përshkallëzuan vitin e kaluar.

Në këtë kontekst, qeveria e Afrikës së Jugut po konsideron dërgimin e forcave speciale për evakuimin e dhjetëra qytetarëve të Afrikës së Jugut të cilët janë ende peng i kryengritësve xhihadistë brenda hotelit Amarula. Kjo u raportua nga gazeta e Afrikës së Jugut Daily Maverick, sipas së cilës për momentin autoritetet Mozambican ende nuk kanë dhënë autorizim në Pretoria.

Megjithatë është e mundur që Presidenti Cyril Ramaphosa mund të marrë dritën jeshile direkt nga homologu i tij Mozambikan Filipe Nyusi. Një numër i paspecifikuar i shtetasve të huaj janë ende të bllokuar në strukturë. Shumica e tyre janë afrikano-jugor, si numri i të vdekurve ashtu dhe atyre të plagosurve.

Situata bëhet edhe më kaotike nga fakti që kryengritësit, rreth njëqind sipas burimeve të sigurisë lokale, sulmuan dhe pushtuan të gjithë qytetin e Palmës dje pas katër ditësh luftimesh të dhunshme me forcat e sigurisë Mozambikane. Rebelët thuhet se shkatërruan rreth dy të tretat e infrastrukturës së qytetit. Duke i vendosur zjarr shtëpive dhe duke sulmuar banka, klinika, stacione policie, kazerma ushtarake dhe ndërtesa të tjera qeveritare. Luftime të rënda kanë filluar në qytet, që nga e mërkura e kaluar, pas sulmit nga militantët islamikë.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore