Sport

Mourinho kontakton Belotti-n


Andrea Belotti është futbollist i lirë tash e disa javë, pasi nuk vazhdoi kontratën me klubin e Torinos.

Shumë klube ishin të lidhura me shërbimet e sulmuesit italian, derisa në kohët e fundit Roma dëshiron ta ketë në skuadër.

Sipas asaj që raporton gazetari italian, Alfredo Pedulla, është vetë trajneri i verdhekuqve, Jose Mourinho, që ka kontaktuar sulmuesin 28-vjeçar.

“The Special One” thuhet se e ka thirrur Belotti-n për t’ia shprehur atij dëshirën që në këtë sezon të jetë nën urdhrat e tij.

Sipas mediave italiane, flitet që edhe Belotti e dëshiron një lëvizje drejt kryeqytetit italian, derisa ka refuzuar ofertat nga Galatasaray dhe Nice.

Kujtojmë që Belotti ishte pjesë e klubit të Torinos që nga vera e vitit 2018, kur u transferua nga Palermo për rreth 9 milionë euro.

Ai në total ka zhvilluar 251 ndeshje me fanellën e Torinos, prej të cilave ka shënuar 113 gola.

Belotti gjithashtu numëron edhe 44 ndeshje zyrtare me kombëtaren e Italisë, duke shënuar edhe 12 gola.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore