Kosova

“Mosliberalizimi i vizave, vendim i padrejtë dhe dritëshkurtër”


Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, në takimin e shtatë të Komisionit Parlamentar për Stabilizim-Asociim Bashkimi Evropian– Kosovë, ku po merr pjesë edhe shefi i Zyrës së BE-së në Kosovë Tomas Szunyog, bllokimin e vendimit për hapjen e negociatave ndërinstitucionale për arritjen e vendimit për liberalizimin e vizave për qytetarët e Kosovës nga Këshilli Evropian e ka konsideruar si të pa drejtë dhe vendim dritëshkurtër.

“Parlamenti Evropian është vendi ky kjo çështje duhet të ngritët në çdo mbledhje deri në marrjen e vendimit sepse aty është vendi ku mbrohet edhe Evropa si kontinent e jo vetëm interesant e ngushta të shteteve anëtare”, është deklaruar Kurti.

Sipas Kryeqeveritarit, kriteret për progres dhe avancim të Kosovës në procesin e integrimit evropian duhet të jenë të drejta dhe të bazuara në merita, pa e diskriminuar e pa e kushtëzuar Kosovën.

“Përmbushja e reformave duhet të rezultojë në përmbushje të obligimeve nga Bashkimi Evropian andaj të nderuar Eurodeputet është tejet e rëndësishme që zëri i qytetarëve të Kosovës të dëgjohet përmes jush në Parlamentin Evropian por edhe në Këshillin e Bashkimit Evropian aty ku janë përfaqësues qeveritë e tuaja”, ka potencuar ai.

Kurti ka thënë se Kosova është e përkushtuar për të intensifikuar zbatimin e reformave dhe përmbushjen e kritereve për integrim pasi sipas tij tashmë Kosova është në rrugë të mbar.

“Shpesh them se Bashkimi Evropian fillon në shtëpi dhe se ajo duhet të rritet këtu nga mbrenda por njëkohësisht na duhet ndihma nga jashtë pra ndihma e Bashkimit Evropian si klubi i më i pasur socio ekonomik në botë”.

Kryeparlamentari i Kosovës, Glauk Konjfuca,  i cili po ashtu po merr pjesë në këtë takim, ka thënë se BE nuk do të jetë i plotë pa përfshirjen e Kosovës dhe të vendeve të Ballkanit Perëndimor në të.

Ai, madje ka kritikuar BE-në se nuk e ka mbajtur fjalën për liberalizim vizash për kosovarët.

“Bashkimi Evropian nuk i ka dalë zot Kosovës në një premtim e bëhet fjalë për liberalizimin e vizave. Regjimi i vizave ende mbetet në fuqi për qytetarët e Kosovës”, ka thënë Konjufca.

Sipas Konjufcës mungesa e vullnetit politik në Kosovë ka bërë që Marrëveshja e Stabilizim-Asocimit të ngecë edhe pse është nënshkruar para gjashtë vjetësh.

Kryeparlamentari i Kosovës, Glauk Konjufca

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore