Muzikë

“Mos e lëndo” – projekti më i ri nga Dafina Zeqiri


Këngëtarja shqiptare, Dafina Zeqiri, e ka publikuar projektin e saj më të ri muzikor, këngën “Mos e lëndo”, e cila ishte pjesë e albumit “Dafinë Moj”.

Kësaj radhe, Dafina, e ka sjellë “Mos e lëndo” edhe me video klip të kuruar, ku artistja është shfaqur super atraktive, duke i lënë format e saj trupore të marrin goxha vëmendje.

Dafina Zeqiri.

E shfaqur me një veshje prej lëkure me ngjyrë të kuqe, si dhe makijazh unik e të theksuar – me flokë të zeza dhe plot glam, Dafina, duket të mos i ketë zhgënjyer fansat e saj as kësaj here.

Për ta bërë akoma më të veçantë, ylli i hitit “Duro”, në skenat e klipit të “Mos e lëndo” është shfaqur bashkë me partnerin e saj, Dj Geek, i cili u shfaq në këtë projekt në rolin e protagonistit.

Dafina Zeqiri dhe DJ Geek.

Kënga e publikuar në ditën e të dashuruarve, atë të Shën Valentinit, ka rezervuar komente të shumta pozitive nga ndjekësit e Dafinës, që e pelqejnë muzikën e saj.

Madje, të paktë nuk ishin as figurat publike  që e mbështetën Zeqirin edhe në këtë projekt – listë kjo që përfshin, artistët, Kida, Alban e Argjentina Ramosaj, modelen, Arta Nitaj e prezantuesen, Roza Lati.

Albumi “Dafinë Moj” ishte publikuar disa muaj më parë, ndërsa artistja ia ka kushtuar tërë veprën, të ëmës së saj, Melihates.

“Dedikuar për një grua shumë të veçantë – Melihate Zeqiri ”, është mbishkrimi në kopertinën e albumit të Dafinës.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore