Sport

Momenti kur Robertson e shkel në fytyrë Traore-n


Liverpool dhe Wolverhampton barazuan në ndeshjen e mbrëmshme me rezultat 2:2 në kuadër të 1/32-ve të finales në FA Cup.

Në minutat e fundit të ndeshjes ndodhi një ndërhyrje e tmerrshme nga mbrojtësi i Liverpool-it Andrew Robertson në sulmuesin e Wolves, Adama Traore-n.

Në një duel mes tyre, Traore u rrëzua dhe derisa ishte i shtrirë në tokë, Robertson u mundua ta kalonte spanjollin, por fatkeqësisht e shkeli në fytyrë.

Për çudi, mbrojtësi i Liverpool-it nuk u ndëshkua fare nga gjyqtarie për këtë ndërhyrje të rrezikshme.

Sa i përket ndeshjes, Goncalo Guedes e kaloi Wolves në epërsi në minutën e 26-të. Pastaj Darëin Nunez i barazoi shifrat në pjesën e dytë, kurse Mohamed Salah e kaloi Liverpool-in në epërsi në minutën e 52-të, para se Hee-Chan Hwang të shënonte për 2:2.

Pas këtij barazimi, do të luhet edhe ndeshja e kthimit për ta vendosur kualifikuesin në raundin tjetër.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore