Lajme

Molekula e zbuluar në atmosferën e një ekzoplaneti po ngjall shumë kuriozitet


Një molekulë e zbuluar në atmosferën e ekzoplanetit K2-18b – 120 vite dritë larg nga Toka – po ngjall shumë kuriozitet.

Kjo sepse në teori do të lidhej me praninë e jetës.

Ky ekzoplanet në konstelacionin e Luanit ishte analizuar në të kaluarën nga teleskopi Hubble, duke mbledhur të dhëna interesante rreth shtresës së gaztë që e rrethon atë.

Sapo mbërriti teleskopi më i fuqishëm James Webb i NASA-ESA, fokusi u drejtua sërish drejt trupit qiellor me një rreze 2,6 herë më të madhe se ajo e Tokës dhe u pozicionua në të ashtuquajturën zonë të banueshme.

Ndryshe, në distancën në të cilën uji mund të qëndrojë në gjendje të lëngshme.

James Webb gjeti konfirmimin në atmosferën e pranisë së metanit dhe dioksidit të karbonit, por edhe, megjithëse në sasi më të vogla, të molekulës së sulfurit dimetil.

Bollëku i metanit dhe dioksidit të karbonit dhe mungesa e amoniakut mbështesin hipotezën se një oqean uji i lëngshëm mund të ekzistojë nën një atmosferë të pasur me hidrogjen, siç zbulohet në K2-18b.

Por çka është më intriguese është treguesi i pranisë së sulfurit dimetil sepse në Tokë ai prodhohet vetëm nga organizmat biologjikë dhe gjendet në atmosferën tonë sepse emetohet nga fitoplanktoni në mjediset detare.

Sakaq, vëzhgimet e ardhshme të Webb-it “duhet të jenë në gjendje të konfirmojnë nëse kjo molekulë është me të vërtetë e pranishme në atmosferën e K2-18b në nivele të konsiderueshme”.

Tani kërkimet do të vazhdojnë dhe brenda një viti do të mund të kemi rezultate më të sakta.

Në vitin 2020, një tjetër molekulë kishte ngjallur interesin e atyre që kërkonin jetë përtej Tokës.

Ai u zbulua në atmosferën e Venusit.

Asokohe ishte fosfinë dhe diskutimet që zgjatën shumë muaj përfundimisht çuan në anulimin e hipotezës.

K2-18b pritet të ketë një mantel të madh akulli me presion të lartë brenda, një atmosferë më të hollë, të pasur me hidrogjen dhe një sipërfaqe oqeani.

Por çka është më intriguese tani është ekzistenca e mundshme e molekulës së sulfidit dimetil dhe vetëm koha do ta konfirmojë ose mohojë atë.

Marrë nga “Corriere della Sera”, përshtatur për “Albanian Post”.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore