Sport

Moise Kean mund të rikthehet te Juventus-i


Moise Kean mund të rikthehet te Juventus-i në fundin e kësaj vere.

Agjenti i tij Mino Raiola është në Torino sot, me gazetarët italian që thonë se ai atje nuk është pa arsye.

Romeo Agresti, gazetar shumë i afërt me klubin bardhezi, thotë që arsyeja që ai ka udhëtuar për në Torino është pikërisht Moise Kean.

Futbollisti i Everton-it ka mundësi të mëdha të kthehet te skuadra ku bëri emër për herë të parë.

Kean u shfaq në skenë me Juventus-in në vitin 2018.

Atë sezon, ai u konsiderua një senzacion për shkak të performancave që kishte në fushë.

Mirëpo, në fund të sezonit, ai çuditërisht u shit përfundimisht në drejtim të Everton-it.

Në Premier League ai nuk gjeti vazhdimësi, dhe sezonin e kaluar shkoi në huazim te PSG-ja.

Te klubi parisien ai kaloi një periudhë shumë të mirë, por kryeqytetasit francez nuk preferuan mbajtjen e tij.

Largimi i Cristiano Ronaldo që duket shumë afër, e afron edhe më shumë Kean me Juventus-in.

Gjithçka pritet të ndodhë në ditët e ardhshme, kur Ronalo largohet edhe zyrtarisht.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore