Film

Misan Harriman krenar për mbështetjen e Meghan Markle mbi filmin e tij më të ri “The After”


Mes fansave të filmit të ri “The After” të fotografit dhe regjisorit Misan Harriman-it të nominuar për çmimin “Oscar” është një mike e tij e veçantë, Meghan Markle.

Harriman e konsideron Markle si “motër të tijën”, shkruan People, transmeton AlbanianPost.

“Ajo është me të vërtetë si një motër për mua,” thotë regjisori-fotografi i lindur në Nigeri kur u pyet se çfarë do të thotë për të mbështetja e Dukeshës së Sussex.

“Dua të them, shija e saj është e patëmetë. Meghan është dikush që kërkon thellësi të madhe kuptimi dhe qëllimi në atë që angazhohet. Dhe besoj se ajo e ndjeu atë në këtë film”, shtoi ai.

“The After”, një film i shkurtër 18-minutësh në Netflix me protagonist David Oyelowo dhe bashkë-shkruar nga John Julius Schwabach, shënon debutimin regjisorial të Harriman.

Filmi, i cili eksploron pikëllimin shkatërrues të një njeriu të zakonshëm, është nominuar për filmin më të mirë të shkurtër në ceremoninë e ardhshme të 96-të të “Oscars” të këtij viti.

Meghan, kishte organizuar një shfaqje speciale dhe po ashtu pati moderuar një bisedë me Harriman dhe Oyelowo më 15 nëntor në një rezidencë private në Montecito, Kaliforni, ku Dukesha e Sussex jeton me burrin e saj Princ Harry dhe dy fëmijët e tyre, Princin Archie dhe Princeshën Lilibet.

Në një postim të dhjetorit në Instagram për ngjarjen, Harriman shkroi se ishte “ekstra e veçantë” që Meghan “ta mbështeste atta mbështeste atë”.

Gjithashtu, Meghan bëri gjithashtu një paraqitje surprizë në video për të prezantuar Harriman përpara bisedës së tij në TED, “The Power of an Image — and the Mind behind It”, në prill të vitit të kaluar.

“Është thjesht diçka për të cilën jam vërtet krenar. Dhe unë jam thellësisht mirënjohës gjithashtu… unë jam një i vogël që përpiqem të hyj në këtë botë që ajo e njeh aq mirë”, pati thënë Harriman.

Klientela e famshme e Harriman-it si një fotograf prej kohësh përfshin Rihanna, Cate Blanchett, Tom Cruise dhe Angelina Jolie.

Nga njoftimi i çiftit për shtatzëninë në vitin 2021 deri tek fotografia e parë e ditëlindjes së Lilibet-it një vit më vonë e deri tek paraqitja e tyre në Samitin e “One Young World”, fotografitë i janë besuar pikërisht Harriman-it.

“Kam qenë shumë me fat që kam fotografuar shumë momente të veçanta me të dhe bashkëshortin dhe familjen e saj”, tha ai.

“Imazhet e mia të tyre flasin plotësisht”, shpjegon Harriman, i cili është shfaqur gjithashtu në serialet dokumentare të “Harry & Meghan”.

“The After” po transmetohet tani në Netflix.

​https://www.youtube.com/watch?v=fV8kGLfv_nc

 

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore