Kosova

Ministrja austriake: Përfundimisht të liberalizohen vizat Kosovës


Donika Gërvalla dhe Karoline Edtstadler

“Është koha që përfundimisht të realizohet liberalizimi i vizave për Kosovën”.

Kështu të paktën thotë ministrja për Bashkimin Evropian dhe Kushtetutën e republikës së Austrisë, Karoline Edtstadler, e cila të martën e 24 majit është takuar me ministren e Punëve të Jashtme të Kosovës, Donika Gërvalla.

Ministrja austriak përmes një postimi në rrjetin e saj social në Twitter, ka bërë të ditur se në takim me Gërvallën kanë diskutuar edhe çështjen e dialogut Kosovë-Serbi, e cila sipas është vendimtar jo vetëm për stabilitetin e rajonit, por edhe për perspektivën evropiane të Ballkanit Perëndimor.

“Shpresojë për përparim të shpejtë në çështjet me rëndësi praktike për qytetarët në të dy shtetet, në mënyrë që të ndërtohet besimi reciprok. Kosova është shteti i fundit i Ballkanit Perëndimor që kërkon liberalizimin e vizave. Kosova i përmbush të gjitha 95 standardet për liberalizim”, ka shkruar Eststadler në Twitter.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore