Lajme

Ministri rus humb jetën, teksa po shpëtonte një kameraman nga mbytja


Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Rusi, ku ministri i Emergjencave, Yevgeny Zinichev, ka humbur jetën.

Sipas mediave lokale, ai po përpiqej t’i shpëtonte jetën një personi gjatë një vizitë në Norilsk.

Zinichev, 55 vjeç, ishte në Arktik, për të mbikëqyrur stërvitjet dhe po inspektonte vendin e ndërtimit të një stacioni të ri zjarrfikës.

Ai vdiq ndërsa u mundua t’i shpëtonte jetën një kameramani, i cili rrëshqiti dhe ra në ujë.

“Kishte shumë dëshmitarë, por askush nuk kishte kohë të kuptonte se çfarë ndodhi kur Zinichev u hodh në ujë pas rënies së një burri”, shkruanin mediat lokale.

Zinichev ka drejtuar Ministrinë e Emergjencave që nga viti 2018.

Paraardhësi i tij dha dorëheqjen jo shumë kohë pasi një zjarr i madh përfshiu një qendër tregtare në Siberi dhe vrau më shumë se 60 njerëz, duke shkaktuar tronditje në të gjithë vendin.

Ai filloi karrierën e tij si oficer i KGB-së në fund të viteve 1980 dhe ishte pjesë e Shërbimit Federal të Sigurisë (FSB) në periudhën post-sovjetike.

Zinichev besohet se dikur ka qenë pjesë e forcave të sigurisë së presidentit rus, Vladimir Putin.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore