Lajme

Ministri nuk e kupton kërkesën për falje borxhesh – “do shkaktohej kaos”


Hekuran Murati, Ministri i Financave, Punës dhe Transfereve të Kosovës

Nëse shteti i falë borxhet për gjobat e shkaktuar nga pandemia, do të shkaktohej një kaos.

Kështu ka thënë Ministri i Financave, Punës dhe Transfereve të Kosovës, Hekuran Murati, gjatë fjalës së tij në interpelancën e thirru në Parlamentin e Kosovës për të disktuaura rreth mundësisë së faljes së borxheve.

Murati ka kritikuar vetë interpelancën dhe idenë e faljes. Ka thënë se i ngjanë e pakuptueshme madje.

“Gjobat e shqiptuara nga Adiministrata Tatimore e Kosovoës nuk kanë të bëjnë me pandeminë, por me vonesat në mos kryerje të detyrimeve të tyre dhe falja e borxheve shkakton kaos”, pohoi Murati.

“Në këtë interpelancë e kemi të bëjmë me një kërkesë që as vetë thirrësi në këtë interpelancë nuk e ka të qartë se çka po kërkon, por synimi është tjetër ku, d.m.th. shpresa për të nxit ndonjë simpati tek ndonjë votues aty këtu edhe me u thirr që ja na po përkujdesemi për ata që kanë borxhe”, ka deklaruar ai.

“Nuk është kompetencë e Ministrisë së Financave, as të shqiptohen këto gjoba as të falen, nuk është madje as e qeverisë, sepse janë gjoba të parapara me ligj”.

Por, ishte shefi i grupit parlamentar të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Besnik Tahiri, që paraqiti disa argumente rreth kërkesës së tyre për faljen e gjobave gjatë kohës së pandemisë.

“Për ne është shumë e qartë se gjobat e shqiptuara janë të ligjshme mbi mandatin e dhënë nga ligji i pandemisë….kemi hy në një periudhë përveç shëndetit publik duhet të adresojmë edhe dëmet ekonomike të shkaktuara nga pandemia”, tha Tahiri.

Rreth 1000 biznese kanë kërkuar nga ATK që tu falen borxhet, ku vlera e tyre është rreth 4 milion euro.

Qytetarët dhe bizneset ishin ata që përfillën në masë më të madhe masat e ndërmarra, ndërsa ne si politikan ishim ata që nuk i përfillem ato masa dhe për këtë nuk kemi kredibilitet që të mos ndërmarrim hapat e duhur për faljen e atyre borxheve është shprehur Tahiri.

“Të ulim rrezikun e të papunëve dhe thellimin e varfërisë”.

Ndërsa, Mimoza Kusari-Lila, shefe e grupit parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, ka thënë se gjobat janë të parapara me ligj dhe nuk duhet anashkaluar ligjin.

“Pse duhet të krijohet praktika me interpelancë të kërkohet falja e gjobave të cilat janë të parapara me ligj”, tha ajo.

Ndërsa nga Partia Demokratike e Kosovës ka folur ish ministri i Financave, Bedri Hamza.

Ai tha se PDK-ja është pro faljes së borxheve dhe se ka kritikuar ministrin Murati se është duke ngatërruar dënimet me borxhe.

“Nuk duhet të ngatërroni tatimet me gjobat”, tha ai.

Kurse, Besian Mustafa nga Lidhja Demokratike e Kosovës e ka kritikua Lëvizjen Vetëvendosjen dhe vetë ministrin e financave duke i thënë ”Hekuran Murati s’je për të kuvenduar por për të punuar dhe nipat lej’ për zijafete”.

“Si është e mundur që kjo qeveri pa menduar dy herë paguan 11 milionë euro për rrymën e papaguar në katër komunat në veri, kurse pa menduar dy herë, heziton të falë gjobat e pandemisë për 34 komunat e tjera të Kosovës. Ministri sigurisht deklaron që faturat në veri janë falur nga Kuvendi dhe jo nga qeveria, shpresoj që në këtë seancë Ministri të mos bëjë këso shaka të lezetshme”, u shpreh Muastafa.

Ministri Hekuran Murati, iu ka përgjigjur kritikave të deputetit të LDK-së, Besian Mustafa, i cili e kritikoi atë për mungesë të guximit.

“Duhet guxim i hatashëm për me shkelë ligjin për menaxhimin e financave publike kur për një alokim që e ke 12 milionë euro, shkon edhe nënshkruan vendimin për 22 milionë euro. Duhet me të vërtetë me pas guxim të hatashëm që brenda Ministrisë me t’u gjete kofera me pare prej policisë. Duhet guxim i hatashëm. Këtë ta pranoj, këtë guxim ne nuk e kemi”, ka thënë ai.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore