Shqipëria

Ministri Klosi: Licencimi i turizmit detar, zgjidhja e problematikës


Përfaqësues të ministrive të Turizmit dhe asaj të Mbrojtjes, përfaqësues të administratës së zonave të mbrojtura, si dhe një grup të rinjsh kanë marrë pjesë në pastrimin e territorit të ishullit të Sazanit.

Ministër i Turizmit dhe Mjedisit të Shqipërisë, Blendi Klosi, deklaroi se licencimi i turizmit detar është zgjidhja e problematikës.

“Licencimi i turizmit detar dhe ligji fleksibël është në favor të operatorëve. Duhen shmangur momentet e vështira që krijohen nga mosrakordimi i institucioneve për kontrollin ndaj operatorëve. Pastrimi është dhe duhet të jetë kryefjala e sezonit”, tha Klosi.

Sipas ministrit Klosi, aksioni i pastrimit në Sazan ёshtё në kuadër të promovimit të këtij destinacioni turistik.

Ai, po ashtu, do të sensibilizojё operatorët turistikë. Sipas Klosit, ata duhet jo vetëm të sjellin turistë, por dhe të kujdesen për këtë territor.

“Do të jetë një aksion interesant për të lënë një destinacion të pastër, që duhet të mirëmbahet nga pushtetit lokal”, tha Klosi.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore