Lajme

Ministri i Jashtëm turk, Çavusoglu: Turqia në mbështetje të Kazakistanit


Ministri i Jashtëm turk, Mevlut Çavusoglu, u shpreh se urojnë që Kazakistani të arrijë sa më shpejt stabilitetin, paqen dhe qetësinë sa më shpejt të jetë e mundur dhe se problemet e bashkëkombësve dhe të afërmve kudo në botë i shohin si të tyret.

“Ne do të japim të gjitha llojet e mbështetjes si Turqi dhe si Organizata e Shteteve Turke (OTS)”, tha ai në një deklaratë në Takimin e Konsultimit dhe Vlerësimit të Degës së Ankarasë të Partisë për Drejtësi dhe Zhvillim (AK Parti), të mbajtur në Antalia, më 9 janar.

Po ashtu, Çavusoglu tha se Turqia ka një kauzë në politikën e jashtme.

Ai u shpreh se, “që Kazakistani të arrijë stabilitet, paqe dhe qetësinë sa më shpejt të jetë e mundur.

Trazirat filluan si protesta kundër një rritjeje të çmimeve të gazit të lëngshëm të naftës që përdoret gjerësisht si karburant automjetesh dhe u përhap në qytetin më të madh të vendit, Almaty, ku demonstruesit kapën dhe dogjën ndërtesat qeveritare.

Qeveria ka shpallur gjendjen e jashtëzakonshme dhe ka ftuar paqeruajtës nga Organizata e Traktatit të Sigurisë Kolektive, aleancë ushtarake e udhëhequr nga Rusia e gjashtë shteteve ish-sovjetike.

Çavusoglu nënvizoi rëndësinë e Kazakistanit për shtetet turke dhe rajonin e tij.

Ai theksoi sesi presidenti Recep Tayyip Erdogan dhe ai vetë kanë pasur biseda telefonike me homologët e tyre, përkatësisht Kassym-Jomart Tokayev dhe Mukhtar Tileuberdi.

“Plus, siç e dini, ne do të mbajmë një takim të jashtëzakonshëm të ministrave të jashtëm të Organizatës së Shteteve Turke të martën”, shtoi ministri.

Ministrat e Jashtëm do të diskutojnë zhvillimet në vendin e Azisë Qendrore dhe Tileuberdi do të bëjë një prezantim për protestat e javës së kaluar dhe reagimin e qeverisë ndaj trazirave, tha Çavusoglu.

“Disa na kritikojnë që nuk e kemi bërë këtë takim më herët. Ne, natyrisht, do të donim ta bënim më herët. Por ju e dini që Kazakistani është anëtar i kësaj organizate dhe ministri i tij i Jashtëm donte pak kohë për të bërë një prezantim në takim”, shpjegoi ai.

Mbajtja e një takimi në mungesë të Kazakistanit ishte jashtë diskutimit, theksoi ministri, duke shtuar se OTS do të njoftojë mbështetjen e saj për vendin anëtar kur të takohen më 11 janar.

“Problemet e vendeve anëtare të botës turke janë problemet tona. E gjithë bota e ka parë këtë gjatë fitores së Karabakut të Azerbajxhanit kundër Armenisë”, tha Çavusoglu.

Arrestohet një ish-zyrtar i antiterrorit

Nga ana tjetër ish-kreu i agjencisë së kundërzbulimit dhe antiterrorit të Kazakistanit është arrestuar me akuzën e tentativës për grusht shteti në vazhdën e protestave të dhunshme, për të cilat presidenti ka fajësuar terroristët e mbështetur nga jashtë.

Arrestimi i Karim Masimov u njoftua të shtunën nga Komiteti i Sigurisë Kombëtare, të cilin Kasimov e drejtoi, derisa u largua këtë javë nga Tokayev.

Autoritetet thonë se forcat e sigurisë vranë 26 demonstrues në trazirat e kësaj jave dhe se humbën jetën 18 oficerë të zbatimit të ligjit.

Më shumë se 4 mijë e 400 njerëz janë arrestuar, tha të shtunën Ministria e Brendshme. Ata thonë se rendi është vendosur në të gjithë vendin.

Nuk u dhanë detaje në lidhje me atë që Masimov, kreu i agjencisë së sigurisë supozohej se kishte bërë që do të përbënte një përpjekje për përmbysje të qeverisë.

Marrë nga Hurriyet Daily News, përshtatur për Albanian Post!

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore