Ministri i Mbrojtjes i Serbisë, Aleksandër Vulin, e ka quajtur “provokim të përmasave të mëdha” suspendimin e gjyqtares serbe nga Mitrovica që mori pjesë në takim me presidentin e Serbisë Aleksandër Vuçiç, të martën në Beograd, raporton B92.
Madje ai ka thënë se është një hap drejt përfshirjes së vendit të tij në luftë në Kosovë apo konflikt siç e ka quajtur ai.
“Ky është hapi i parë drejt përfshirjes së Serbisë në konfliktet e armatosura në Kosovë, të cilat shqiptarët padyshim po i përgatisin”, tha Vulin.
“Nëse Bashkimi Evropian, i cili është sponsor i Marrëveshjes së Brukselit, nuk thirr takim në Bruksel dhe ndalon çdo lloj dhune kundër serbëve në Kosovë, atëherë me të drejtë mund të themi se sulmi i Kurtit nuk erdhi nga koka e tij e helmuar me urrejtje”.
Ndërkaq presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, ka dalë me një mesazh, siç e ka quajtur, “urgjent” për t’i thënë kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, se Marrëveshja e Brukselit nuk ekziston më.
“Të nderuar qytetarë, me urdhër të Albin Kurtit është ndërruar kryetarja e Gjykatës Themelore, gjyqtarja serbe Ljiljana Stevanoviç. Për nesër në mëngjes ishte përgatitur shkarkimi i të gjithë policëve serbë që ishin në seancën e Këshillit të Sigurisë Kombëtare. Albin Kurti vendosi të sulmojë serbët, ai e shkeli Marrëveshjen e Brukselit dhe, sipas vullnetit të tij dhe atyre që e mbrojnë, Marrëveshja e Brukselit nuk ekziston më”, ka thënë Vuçiç në video-mesazhin e tij.
Vuçiç, në retorikën e tij të zakonshme, më tej është shprehur se “Serbia dëshiron që paqja të ruhet” dhe këtë e pohoi si “paralajmërim për vendet e QUINT-it dhe Komunitetit Ndërkombëtar”.
Edhe drejtori i zyrës së ashtuquajtur “për Kosovën” në Serbi, Petar Petkoviç, ka vazhduar retorikën e shefit të tij politk, Aleksandër Vuçiç, duke thënë se “është skandal i proporcioneve të paprecedentë dhe revanshizëm politik” shkarkimi i gjyqtares në Mitrovicë të Veriut nga autoritetet e Kosovës.
“Me këtë lëvizje, Albin Kurti u fut në një epokë të dhunës politike dhe heqjes së të drejtës së serbëve, dhe tregoi se dëshiron të shoh ndjekës të tij në poste drejtuese të institucioneve që i përkasin popullit serb, e jo njerëzve me integritetit siç është zonja Stevanoviç”, ka thënë Petkoviç.
Ky ashtuquajtur drejtor tha se “dhuna politike e Kurtit nuk do të ketë sukses”.
“Presidenti Aleksandër Vuçiç dhe shteti i Serbisë do të vazhdojnë të jenë të fortë dhe të vendosur me popullin në Kosovë”, ka reaguar ky zyrtar.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.comLajmet kryesore
-
Kurti e di që dëmi i Zajednicës e eklipson çdo përfitim nga anëtarësimi në KiE
-
Azerbajxhani miraton heqjen e vizave me Shqipërinë
-
Osama Hamdane: Ne pranuam marrëveshjen e armëpushimit pa hequr dorë nga vijat tona të kuqe
-
Maqedonci kërkon që KFOR-i të qëndrojë në Kosovë derisa Serbia të demokratizohet