Përballje

Milan shkatërron Salzburg-un, PSG arrin fitore të vështirë kundër Juventus-it


Ndeshjet e së mërkurës në Ligën e Kampionëve ishin interesante dhe me shumë gola.

Dueli mes Milan dhe Leipzig përfundoi me fitoren e këtyre të parëve me rezultat 4:0.

Gjithçka filloi mirë për rossonerët, që shënuan në minutën e 14-të, me anë të Olivier Giroud.

Në pjesën e dytë, në minutën e 46-të, Krunic dyfishoi epërsinë.

Dhe pas vetëm 11 minutave, Giroud shënoi përsëri për 3:0.

Për rezultatin final, u përkujdes Messias, i cili shënoi në minutën e 91-të.

Në Grupin E, Chelsea radhitet e para me 13 pikë, ndërsa Milan janë në vendin e dytë me 10 pikë.

Në anën tjetër, ndeshja mes Juventus dhe Paris Saint Germain përfundoi me fitoren e këtyre të fundit me rezultat 1:2.

PSG e filloi mirë ndeshjen, duke shënuar me anë të Kylian Mbappe në minutën e 13-të, i cili u asistua nga Lionel Messi.

Në minutën e 39-të, Leonardo Bonucci barazoi rezultatin për Juventus-in.

Por, në pjesën e dytë, në minutën e 69-të, Nuno Mendes shënoi golin e epërsisë për PSG-në.

Në Grupin H, PSG radhiten në pozitën e parë me 14 pikë, Benfica me po aq pikë sa parisienët, dhe Juventus radhiten në pozitën e tretë, e cila i dërgon në Europa League.

Dueli mes Manchester City-t dhe Sevilla-s ka përfunduar me fitoren e vendasve me rezultat 3:1.

Sevilla e nisën mirë ndeshje, duke shënuar në minutën e 31-të, me anë të Rafa Mir.

Në pjesën e dytë, Manchester City morën veten, duke shënuar tre gola.

Në minutën e 52-të, 17-vjeçari, Rico Lewis shënoi për të barazuar rezultatin.

Më pas, në minutën e 73-të, Alvarez shënoi për të kaluar në epërsi.

Pas vetëm 10 minutave, Riyad Mahrez shënoi golin e fundit të ndeshjes, për 3:1.

Në Grupin G, Manchester City radhitet në pozitën e parë me 14 pikë, Dortmund janë në vendin e dytë me nëntë pikë, dhe Sevilla radhiten në pozitën e tretë, që i dërgon në Europa League.

Ndeshjet e tjera në Ligën e Kampionëve, përfunduan kështu:

Chelsea 2:1 Dinamo Zagreb

Copenhagen 1: Dortmung

Maccabi Haifa 1:6 Benfica

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore