Lajme

Mikrobi vullkanik që ‘gëlltit’ dioksidin e karbonit ‘çuditërisht shpejt’


Një mikrob i zbuluar në një burim të nxehtë vullkanik gëlltit dioksidin e karbonit “çuditërisht shpejt’, sipas shkencëtarëve.

Ata shpresojnë të përdorin mikrobet që kanë evoluar natyrshëm për të thithur dioksidin e karbonit si një mënyrë efikase për të hequr gazin serrë nga atmosfera.

Përfundimi i djegies së lëndëve djegëse fosile është kritik për t’i dhënë fund krizës klimatike, por shumica e shkencëtarëve pajtohen se dioksidi i karbonit do të duhet gjithashtu të thithet nga ajri për të kufizuar dëmtimet në të ardhmen.

Mikrobi i ri, një cianobakter, u zbulua në shtator në rrjedhjet vullkanike pranë ishullit italian të Vulcano, ku uji përmban nivele të larta të dioksidit të karbonit.

Studiuesit thanë se virusi e ktheu dioksidin e karbonit në biomasë më shpejt se çdo cianobakter tjetër i njohur.

Në shkurt, ekipi eksploroi gjithashtu burime të nxehta në Malet Shkëmbore në Kolorados, SHBA, ku nivelet janë edhe më të larta. Këto rezultate tani janë duke u analizuar.

Studiuesit thanë se të gjitha të dhënat e tyre mbi mikrobet do të publikoheshin dhe do të viheshin në dispozicion të shkencëtarëve të tjerë si një bazë të dhënash që çifton sekuencat e ADN-së me mostrat e grumbulluara të baktereve.

Sakaq, mikrobi i ri ka edhe një tjetër veti të pazakontë, fundoset në ujë, gjë që mund të ndihmojë në mbledhjen e dioksidit të karbonit që thith.

Mikrobi mund të jetë gjithashtu në gjendje të prodhojë një bioplastik të dobishëm.

Projekti u financua nga kompania e bioteknologjisë Seed Health. Tashmë shet probiotikë për shëndetin e njeriut, ka zhvilluar një probiotik për bletët dhe po hulumton përdorimin e enzimave mikrobike për të zbërthyer plastikën.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore