Art&dizajn

“Midis errësirës dhe dritës”, vepra e Chagall në muzeun e “Louvre”


Marc Chagall ka ekspozuar një vepër surealiste në muzeun e “Louvre” Abu Dhabi. Ai është frymëzuar nga mjeshtri i madh, Pablo Picasso.

Piktura e Chagall, e titulluar “Midis errësirës dhe dritës”, u krijua midis 1838 dhe 1943. Ajo përshkruan dy figura të shkrira në njëra-tjetrën. Është një nga 27 veprat artistike të huazuara prej muzeut të projektuar nga Jean Nouvel këtë javë.

Blerjet dhe huatë e tjera, që do të shfaqen në galeritë e “Louvre” Abu Dhabi si pjesë e rotacionit vjetor të veprave artistike, përfshijnë dy vepra të piktorit francez të barokut Georges de La Tour, skulptura bronzi nga Auguste Rodin dhe një libër topografik i shekullit XIV nga Persia.

“Blerjet tona të reja përfaqësojnë ndërtimin e vazhdueshëm të një koleksioni kombëtar interesant dhe historikisht të vlefshëm për Abu Dhabi, i cili, nga ana tjetër, kontribuon në misionin tonë, që të tregojmë histori të lidhjeve kulturore nëpër civilizime, kohë dhe gjeografi të ndryshme”, tha Manuel Rabate, drejtori i Louvre Abu Dhabi.

Muzeu ka siguruar gjithashtu 18 hua të reja nga Paris Centre Pompidou. Adhuruesit e artit kanë mundësinë të njihen nga afër dhe me personalitetin e pikturës së Henri Mattise në vitin 1909 “Gruaja Algjeriane”, skulptura abstrakte prej bronzi e Raymond Duchamp-Villon nga 1914, “Le Grand Cheval”.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore